Policia përplaset me hajnat në Malishevë, përdoren edhe armët
Policia e Kosovës përmes raportit 24-të orësh ka raportuar se gjatë ditës së djeshme janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave, kanë takuar tre prej tyre, dhe pas urdhrit nga policia që të ndalojnë, njëri prej tyre në afërsi prej 15…
Lajme
Policia e Kosovës përmes raportit 24-të orësh ka raportuar se gjatë ditës së djeshme janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave, kanë takuar tre prej tyre, dhe pas urdhrit nga policia që të ndalojnë, njëri prej tyre në afërsi prej 15 metrash ka shtënë me armë në drejtim të policisë.
‘’Fsh. Mirushë, Malishevë, 02.05.2023 – 20:53. Njësitë policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre’’
Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe nuk raportohet për të lënduar.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të jetë nën hetime./Lajmi.net/