Mustafa bën thirrje për koalicion VV-PDK: Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike

Ish-komandanti i UÇK-së dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje publike për arritjen e një marrëveshjeje të madhe politike dhe formimin e një koalicioni të gjerë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Mustafa ka theksuar se në këtë moment vendit i nevojitet unitet, qartësi…

Lajme

28/09/2026 19:13

Ish-komandanti i UÇK-së dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje publike për arritjen e një marrëveshjeje të madhe politike dhe formimin e një koalicioni të gjerë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Mustafa ka theksuar se në këtë moment vendit i nevojitet unitet, qartësi dhe një drejtim i ri shtetëror, duke ftuar forcat kryesore politike të hapin dialogun për bashkëpunim rreth interesave madhore të Republikës.

Sipas Mustafës, ky angazhim politik duhet të ngrihet mbi tri shtylla themelore.

Ai ka vënë theks të veçantë edhe te ruajtja dhe thellimi i aleancave ndërkombëtare, duke nënvizuar se forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët.

Postimi i plotë: