Policia ngacmon Man Utd’in

Pas dështimit për kualifikim në finalen e Capital One Cup pas humbjes katrastrofale me penallti nga Sunderland, futbollistëve të Manchester Unitedit do t’u vjen keq për veten e tyre. Por, derisa tifozët, analistët e komentatorë të shumtë kritikojnë Unitedin, ata janë përqeshur edhe nga një burim i pazakonshëm, policia. Në një postin në rrjetin social…

Sport

23/01/2014 14:00

Pas dështimit për kualifikim në finalen e Capital One Cup pas humbjes katrastrofale me penallti nga Sunderland, futbollistëve të Manchester Unitedit do t’u vjen keq për veten e tyre.

Por, derisa tifozët, analistët e komentatorë të shumtë kritikojnë Unitedin, ata janë përqeshur edhe nga një burim i pazakonshëm, policia.

Në një postin në rrjetin social Twitter, vetëm disa minuta pasi Phil Jones e dërgoi topin nga penalltia larg mbi portë, Chorton police, një divizion i Greater Manchester Force, nuk mundi t’i rezistojë mundësisë së ngacmimit.

“Një top është gjetur në Chortlon, hetimet e para sugjerojnë se mund t’i takojë Phil Jonesit”, shkruante në porosinë e publikuar.

“Si do që të jetë, pasi kemi zgjuar vëmendjen tuaj, ju lutem të përkujdeseni që të kaloni një natë të qetë”. Gjithçka në rregull.