Ishte mbrëmë fytyra tragjike e Arsenalit, flet për herë të parë Gabriel

Gabriel Magalhaes u shndërrua në fytyrën tragjike të Arsenalit mbrëmë në Ligën e Kampionëve. Huqja e penalltisë së tij, i dha fitoren PSG-së të cilët e fituan për të dytin vit radhazi trofeun me vesh të mëdhenjë. Pak para paradës së sotme të “Topçinjëve”, Gabriel Magalhaes foli rreth kësaj. “Është e dhimbshme, por jam krenar…

Sport

31/05/2026 14:10

Gabriel Magalhaes u shndërrua në fytyrën tragjike të Arsenalit mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

Huqja e penalltisë së tij, i dha fitoren PSG-së të cilët e fituan për të dytin vit radhazi trofeun me vesh të mëdhenjë.

Pak para paradës së sotme të “Topçinjëve”, Gabriel Magalhaes foli rreth kësaj.

“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip dhe për atë që arritëm së bashku këtë sezon. Faleminderit tifozëve tanë, shijoni paradën e sotme”, u shpreh Gabriel.

Mirëpo ai dhe Arsenali i tij pavarësisht humbjes së mbrëmshme, kanë për çfarë të festojnë pasi që e kanë fituar Premierligën për herë të parë pas 22 vitesh.