Merr fund dilema, Neymar do të jetë 10-shi i Brazilit në Botëror

Na ndajnë edhe 12 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026. Meksika, SHBA-ja dhe Kanada do të jenë nikoqiret e 104 ndeshjeve që do na përcjellin gjatë muajve të verës. Kohët e fundit është bërë lajm i bujshëm, ftesa e Neymarit nga Ancelotti për Botëror e cila nga shumë shihet si një “last dance” për…

Sport

31/05/2026 11:56

Na ndajnë edhe 12 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026.

Meksika, SHBA-ja dhe Kanada do të jenë nikoqiret e 104 ndeshjeve që do na përcjellin gjatë muajve të verës.

Kohët e fundit është bërë lajm i bujshëm, ftesa e Neymarit nga Ancelotti për Botëror e cila nga shumë shihet si një “last dance” për të.

Dilema të shumta kishte rreth numrit të tij, ku ishte raportuar se do të merrte numrin 13, ndryshe nga 10-shja që jemi mësuar ta shohim.

Por kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi që Neymar do të vazhdojë të mbajë numrin e tij ikonik, e cila u konfirmua nga vetë Federata Braziliane e Futbollit (CBF)