Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë kombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç shprehet “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”. Krahas pamjeve të publikura, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb.…

Lajme

31/05/2026 14:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç shprehet “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”.

Krahas pamjeve të publikura, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, “me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, pohon Kurti.