Policia në veri ndërpret parafushatën për zgjedhjet në Serbi
Policia e Kosovës ka ndërprerë në Mitrovicë të Veriut një aktivitet të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për RTKLive se nuk do të lejohen aktivitete të tilla në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi. “Kemi marrë informatën se një…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndërprerë në Mitrovicë të Veriut një aktivitet të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për RTKLive se nuk do të lejohen aktivitete të tilla në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
“Kemi marrë informatën se një tubim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Sebri po mbahet në shkollën teknike. Ne kemi instruksione nga autoritetet urdhërdhënëse që të mos lejojmë asnjë aktivitet të tillë parazgjedhor të Serbisë në territor të Kosovës”, ka thënë Elshani.
Elshani tha se në tubim janë parë zyrtarë të Listës Serbe.
“Nga turma e njerëzve është pretenduar se po bëhet fjalë për një mbledhje për çështje arsimi. Megjithatë u shpërndanë menjëherë”, ka thënë ai.