Policia në kërkim të xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim xhudistin e njohur, Akil Gjakova. Xhudisti Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, dhe andaj ai është arratisur. Postimi i plotë: Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova Pejë, 16 prill 2024 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për…

Lajme

16/04/2024 15:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim xhudistin e njohur, Akil Gjakova.

Xhudisti Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, dhe andaj ai është arratisur.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – Akil Gjakova

Pejë, 16 prill 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

– “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Lajmi.net/