Policia ndalon një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një person në Jarinjë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të substancave narkotike. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit policor,…

Lajme

16/07/2026 09:00

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një person në Jarinjë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policor, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Fsh. Jarinje, Leposaviq 15.07.2026, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”