Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha: Janë paraqitur disa sfida, por do t’i adresojmë problemet me kohë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka shkruar në lidhje me zgjerimin e rrugës QMI-Lipjan. Ai ka thënë se ky projekt ka gjatësi prej 3.8 kilometra dhe vlerë kontraktuale prej 6.8 milionë eurosh, dhe ka thënë se është një investim i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në këtë…

Lajme

16/07/2026 09:36

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka shkruar në lidhje me zgjerimin e rrugës QMI-Lipjan.

Ai ka thënë se ky projekt ka gjatësi prej 3.8 kilometra dhe vlerë kontraktuale prej 6.8 milionë eurosh, dhe ka thënë se është një investim i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në këtë segment.

“Gjatë realizimit të punimeve janë paraqitur disa sfida që lidhen me infrastrukturën nëntokësore, si ujësjellësi dhe mungesa e kanalizimit fekal. Për adresimin e tyre, jemi në diskutim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjithë akterët përgjegjës, në mënyrë që rruga të realizohet me cilësi dhe brenda afatit të paraparë. Pengesa gjatë punimeve mund të ketë, por do të qëndrojmë afër projektit dhe do t’i adresojmë problemet me kohë, me synimin që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe sa më mirë”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: