Mbi 2 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë, 62 aksidente dhe 14 të arrestuar
Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në trafik, duke shqiptuar 2 mijë e 610 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit ditor të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 62 aksidente trafiku. Prej tyre, 45 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 17…
Lajme
Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në trafik, duke shqiptuar 2 mijë e 610 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit ditor të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 62 aksidente trafiku. Prej tyre, 45 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 17 të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur gjithashtu se Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona për vepra dhe raste të ndryshme, ndërsa nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente. /Lajmi.net/
