​Industria gjermane humbi 177 mijë vende pune, 15 mijë ikin çdo muaj

Industria gjermane humbi 177 mijë vende pune gjatë vitit 2025, duke thelluar rënien e punësimit në sektorin e prodhimit, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punës në Nuremberg, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress. Sipas agjencisë, në fund të dhjetorit 2025, në sektorin e prodhimit ishin të punësuar zyrtarisht 6.5 milionë persona, që përbëjnë…

Bota

16/07/2026 08:57

Industria gjermane humbi 177 mijë vende pune gjatë vitit 2025, duke thelluar rënien e punësimit në sektorin e prodhimit, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punës në Nuremberg, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.

Sipas agjencisë, në fund të dhjetorit 2025, në sektorin e prodhimit ishin të punësuar zyrtarisht 6.5 milionë persona, që përbëjnë pothuajse një të pestën e fuqisë punëtore në Gjermani.

Në nivel të përgjithshëm, punësimi në të gjithë ekonominë u ul me 108 mijë vende pune, pasi rritja në sektorët e tjerë nuk arriti të kompensojë humbjet e regjistruara në industri.

Goditjen më të madhe, sic raportohet, e pësoi industria e automobilave dhe zinxhiri i saj i furnizimit, me 52 mijë vende pune të humbura. Në atë të metaleve u shuan 24 mijë vende pune, ndërsa në sektorin e inxhinierisë mekanike u humbën edhe 28 mijë të tjera.

Autoritetet paralajmërojnë se trendi pritet të vazhdojë. Drejtoresha e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, deklaroi në fund të qershorit se sektori i prodhimit po humb rreth 15 mijë vende pune çdo muaj.

Sipas të dhënave të agjencisë, në periudhën 12-mujore deri në fund të qershorit 2026, humbjet e përgjithshme në industrinë gjermane arritën në 174 mijë vende pune.