Policia mbi kulmin e Qeverisë e në çdo anë të Kuvendit- shtim sigurie edhe sot
Prej 20 ditësh në sheshet e kryeqytetit numër i madh i protestuesve kanë vazhduar të protestojnë e të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Pas vendimti të Gjykatës Speciale për 81 vite burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Kosovë po kërkohet që të miratohet Ligji për Dhomat…
Lajme
Prej 20 ditësh në sheshet e kryeqytetit numër i madh i protestuesve kanë vazhduar të protestojnë e të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Pas vendimti të Gjykatës Speciale për 81 vite burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Kosovë po kërkohet që të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara.
Votimi në parim i hapi rrugës miratimit të këtij ligji, por gjithcka ngeci në momentin kur ky ligj nuk u shty përpara që të votohet në lexim të dytë.
Krejt kjo më pas tensionoi protestuesit të cilët hodhën fishekzjarrë e mjete të tjera piroteknike në drejtim të institucioneve. Pas kësaj protesta u bë edhe më e ashpër kur deputetët nisën të dalin nga Kuvendi dhe protestuesit refuzonin t’ua lejonin daljet. Kësisoj Policia nisi të përdorte gaz lotsjellës, sprej e deri në rrahje të protestuesve.
E sot protestuesit sërish janë duke u mbledhur përreth institucioneve kryesore të vendit. Forca të shtuara policore sot ka në të gjitha anët. Dëme të mëdha vërehet të jenë në objektin e Qeverisë deh të Kuvendit.
Shumë prej tyre janë vendosur në dritaret e objekteve, e mbi kulmet e këtyre objekteve.
Snajperistë e zyrarë të tjerë policorë po përcjellin nga afër secilën lëvizje për të ofruar siguri sa më të madhe për qytetarët dhe për institucionet./Lajmi.net/

