Policia konfiskon fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugë në fshatin Llozno të Leposaviqit ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm ,  një rrethatore, dy gëzhoja,  disa çanta ushtarake, një uniformë…

Lajme

22/01/2026 09:23

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugë në fshatin Llozno të Leposaviqit ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.

Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm ,  një rrethatore, dy gëzhoja,  disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve,  140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/