Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari në Prizren
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren ka lëshuar kërkesë publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, nga fshati Maqitev, Suharekë. Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë: Kultivimin e bimëve narkotike (neni 272 KPK), Posedim e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve…

Lajme
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren ka lëshuar kërkesë publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, nga fshati Maqitev, Suharekë.
Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë:
- Kultivimin e bimëve narkotike (neni 272 KPK),
- Posedim e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve (neni 267 KPK),
- Posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 KPK).