Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të mituri të zhdukur në Gjilan

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka shpallur person të humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeirin, i lindur më 15 korrik 2008, me vendbanim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është raportuar i zhdukur që nga data 02.01.2026, ndërsa deri më tani nuk dihet vendndodhja…

Lajme

16/01/2026 19:11

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka shpallur person të humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeirin, i lindur më 15 korrik 2008, me vendbanim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit.

Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është raportuar i zhdukur që nga data 02.01.2026, ndërsa deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij. Veprimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në kuadër të hetimeve dhe përpjekjeve për lokalizimin e tij, Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturit.

Çdo person që ka të dhëna të dobishme mund të njoftojë Policinë përmes:

stacionit më të afërt policor

aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

e-mailit: [email protected]

numrit emergjent 192./Lajmi.net/