Policia jua ndaloi tifozëve banerët dhe mjetet pyroteknike për derbin e Tel-Avivit – ja çfarë ndodhi

Derbi i Tel-Aviv pati një kontroll të rreptë. Kështu së paku menduan autoritetet.

Sport

24/05/2022 12:16

Para fillimit të derbit të Tel-Avivit në Izrael, policia njoftoi tifozët se nuk do të lejohet futja e mjeteve pyroteknike në stadium.

Për të parandaluar alternativat, policia ndaloi edhe futjen e banerëve, në mënyrë që të shmangej secili opsion.

Por, opsionet realisht nuk u shmangën. Pak sekonda pasi filloi ndeshja, stadiumi u mbulua nga tymi.

Në shenjë revolte, tifozët hodhën mjetet pyroteknike edhe në fushën e blertë, duke ndaluar ndeshjen për pak minuta.

Shikoni më poshtë videon në fjalë. /Lajmi.net/