Policia jep detaje tjera për incidentin në Pejë

Një mosmarrëveshje gjatë një loje futbolli ka qenë motivi i ngjarjes e cila ka ndodhur në Pejë, ku 17 vjeçari I.B ka vdekur pas therjes me thikë nga shoku i tij 16 vjeçar, K.N.

Lajme

10/06/2016 14:29

 

Policia rajonale e Pejës e cila sot ka arrestuar të dyshuarin K.N, për lajmi.net ka dhënë detaje shtesë lidhur me motivet që kanë quar deri tek ngjarja tragjike.

Xhevat Ibraj zëdhënës i  policisë për rajonin e Pejës ka thënë se ka qenë një mos marrëveshje e çasti mes viktimës dhe të dyshuarit gjatë një loje futbolli ku edhe ka ndodhur rasti.

“A jo çfarë deri më tani dihet është se mes dy shkove ka ndodhur një mos marrëveshje e çastit, ku pas saj njëri person ka therur me thikë shokun e tij”, ka thënë Ibraj.

Ai ka thënë se policia është duke hetuar rastin dhe se thika  me të cilën është kryer  vepra është gjetur në vendin e ngjarjes./ lajmi.net.