Policia jep detaje të reja për gjuajtjen me armë tek rruga “B”
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjuajtjen me armë që ndodhi mbrëmë tek Rruga “B” në Prishtinë.

Lajme
Policia me anë të raportit 24 orësh ka thënë se është raportuar se ankuesi mashkull Kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë, shkruan lajmi.net.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit. /Lajmi.net