Policia jep detaje për therjen me thikë në Istog

Një therje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e…

Lajme

02/11/2025 21:15

Një therje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka thënë Gashi.