Policia jep detaje për aksidentin në Bardhosh, ku u godit një çiklist

Sot rreth orës 17:00, një kamionetë ka goditur një çiklist në fshatin Bardhosh.

Lajme

03/04/2019 19:30

Rreth orës 17:00, sot në fshatin Bardhosh një kamionetë ka goditur një çiklist, kështu duke i shkaktuar edhe lëndime, shkruan lajmi.net.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net, se për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 17: 00 është raportuar për një aksident të ndodhur në rrugën magjistrale në fshatin Bardhosh. Të përfshira kanë qenë një kamionetë dhe një çiklist. Një person i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka treguar Borovci.

Ai po ashtu ka thënë për lajmi.net, se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Lajmi.net/