Policia: Gjenden 4 armë brenda makinës së përdorur në atentatin e Rinasit

Policia ka bërë me dije se në automjetin e gjetur në fshatin Halil duke u djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Rinas, janë zbuluar katër armë zjarri. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se…

Lajme

11/11/2025 19:40

Policia ka bërë me dije se në automjetin e gjetur në fshatin Halil duke u djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Rinas, janë zbuluar katër armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar, sipas Policisë, katër armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.