Policia gjen 9 granata dore, mbi 500 fishekë e tre karikatorë për armë automatike në një shtëpi të braktisur Zveçan

Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:20, ka pranuar një informacion se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël në Zveçan, mund të gjendeshin armë dhe municion. Ata menjëherë kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: 9 granata dore 538 fishekë 3…

Lajme

25/01/2026 16:18

Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:20, ka pranuar një informacion se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël në Zveçan, mund të gjendeshin armë dhe municion.

Ata menjëherë kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:

  • 9 granata dore
  • 538 fishekë
  • 3 karikatorë për armë automatike

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka njoftuar Policia.

Në lidhje me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: