Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne festive

Policia e Kosovës sot shënon 27-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne festive në Prishtinë. Ceremonia do të mbahet nga ora 18:00 në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërsa pritja e mysafirëve nis nga ora 17:30. Siç u bë e ditur përmes një komunikatë për media, në këtë ngjarje pritet të…

Lajme

06/09/2026 11:07

Policia e Kosovës sot shënon 27-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne festive në Prishtinë.

Ceremonia do të mbahet nga ora 18:00 në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërsa pritja e mysafirëve nis nga ora 17:30.

Siç u bë e ditur përmes një komunikatë për media, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë i institucionit, si dhe përfaqësues e personalitete të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia është pjesë e aktiviteteve të organizuara për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.