Jakup Imeri ndahet nga jeta, PDK-ja e kujton si njeri me vlera të larta njerëzore e kombëtare
Ka ndërruar jetë, Jakup Imeri nga Mitrovica. Për vdekjen e tij, kanë njoftuar zyrtarët e Partisë Demokratike, pasi i ndjeri ishte, kryetar i nëndegës së këtij subjekti në fshatin Shipol. “Jakupi ishte një njeri i veçantë, me vlera të larta njerëzore, familjare e kombëtare. Ishte i përkushtuar, organizator i mirë, i respektuar, i dashur dhe…
Lajme
Ka ndërruar jetë, Jakup Imeri nga Mitrovica. Për vdekjen e tij, kanë njoftuar zyrtarët e Partisë Demokratike, pasi i ndjeri ishte, kryetar i nëndegës së këtij subjekti në fshatin Shipol.
“Jakupi ishte një njeri i veçantë, me vlera të larta njerëzore, familjare e kombëtare. Ishte i përkushtuar, organizator i mirë, i respektuar, i dashur dhe gjithmonë mikpritës. Me punën dhe karakterin e tij, ai fitoi respektin dhe dashurinë e të gjithë atyre që e njohën. Kujtimi për Jakupin do të mbetet i përhershëm”, thuhet në reagimin e ish-deputetit, Bekim Haxhiu.