Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Veriut shpërndan fletushka informuese kundër ngacmimit seksual

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Veri të Mitrovicës ka shpërndarë fletushka informuese kundër ngacmimit seksual. Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për parandalimin dhe luftimin e ngacmimit seksual, ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në rajonin e Mitrovicës së Veriut, përmes shpërndarjes së fletushkave informuese në katër qytetet që përfshin…

Lajme

17/06/2025 16:05

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Veri të Mitrovicës ka shpërndarë fletushka informuese kundër ngacmimit seksual.

Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për parandalimin dhe luftimin e ngacmimit seksual, ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në rajonin e Mitrovicës së Veriut, përmes shpërndarjes së fletushkave informuese në katër qytetet që përfshin ky rajon: Mitrovicë Veri, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Fletushkat janë shpërndarë në vende publike si rrugë, sheshe dhe zona të frekuentuara nga qytetarët, me qëllim të informimit të opinionit publik rreth asaj se çfarë përbën ngacmim seksual, si manifestohet dhe si mund të raportohet.

Policia e Kosovës thekson se:

– Çdo ngacmim është i dënueshëm me ligj,

– Ngacmimi nuk është kompliment – është krim,

– Raportimi ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe në ndjekjen e autorëve,

– Çdo rast trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Raportimi mund të bëhet në disa forma:

– Përmes numrit pa pagesë 192,

– Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”,

– Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimit seksual, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë./Lajmi.net/