Policia deklarohet për aksidentin në Vranidoll, e konfirmon vdekjen e motoçiklistit

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë, saktësisht në Vranidoll. Në një prononcim për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve. “Sot rreth orës 07:00, kemi…

Lajme

18/03/2026 09:13

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë, saktësisht në Vranidoll.

Në një prononcim për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha ajo./lajmi.net/