Policia bën apel: Kujdes, mos ndizni zjarre

Policia e Kosovës, ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

Lajme

11/03/2019 10:08

Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën janë shënuar gjashtë raste të zjarrvënies, shkruan lajmi.net.

Duke e parë këtë situatë, Policia e Kosovës, ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

“Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë së Kosovës, rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore. /Lajmi.net/