Policia apel për ndihmë në gjetjen e një personi të zhdukur
Policia e Kosovës ka kërkuar përsëri ndihmë për një person të zhdukur.
Lajme
Stacioni Policor i Pejës kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin.
“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj nga fshati Raushiq i Pejës, i lindur në vitin 1972.
Policia ka lutur qytetarët që nëse e shohin personin në fjalë le të kontaktojnë në numrin emergjent 192. /Lajmi.net/