Polici lëndohet gjatë shuarjes së zjarrit në Kamenicë

Një zjarr fushor ka shpërthyer në fshatin Gregjenik të komunës së Kamenicës, duke shkaktuar rrezik për zonën përreth dhe lëndimin e një zyrtari policor. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:17, kur policia dhe njësitë përkatëse janë angazhuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte përfshirë një sipërfaqe fushe. Gjatë këtij operacioni, një…

Lajme

10/08/2025 10:06

Një zjarr fushor ka shpërthyer në fshatin Gregjenik të komunës së Kamenicës, duke shkaktuar rrezik për zonën përreth dhe lëndimin e një zyrtari policor.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:17, kur policia dhe njësitë përkatëse janë angazhuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte përfshirë një sipërfaqe fushe.

Gjatë këtij operacioni, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe neutralizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Polici i lënduar është trajtuar fillimisht në vendin e ngjarjes, më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – zjarr” dhe është nën hetim nga autoritetet përkatëse.