Policë specialë dhe me antiplumb po patrullojnë shesheve të Prishtinës (Foto)
Nuk dihet nëse kjo është vetëm masë e ndërmarrë për çdo eventualitet, apo ka ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik.
Lajme
Në pritje të ndeshjes vendimtare të Shqipërisë në Evropianin Franca 2016, në Prishtinë atmosfera duket festive.
Megjithatë, në sheshet e kryeqytetit janë parë edhe policë të njësisë speciale të pajisur edhe anti-plumb, raporton lajmi.net.
Nuk dihet nëse kjo është vetëm masë e ndërmarrë për çdo eventualitet, apo ka ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik.
Shqipëria sonte nga ora 21 ndeshet me Rumaninë në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Fitoja mund ta kualifikojë Shqipërinë në raundin tjetër të Euro 2016. /Lajmi.net/

