“Policë e mësues pa rroga, Kryeministri në Amerikë”, Vlora Çitaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit për vonesat e pagave
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit. Çitaku ka thënë në T7, se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit. “Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra…
Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit.
Çitaku ka thënë në T7, se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.
“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësinë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.
Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialist atje.
“Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, ka deklaruar Çitaku.