Polemika Kadare-Qosja, kush kishte të drejtë? Profesori Rugova përmend konfliktin e gjatë të dy shkrimtarëve

Dje ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare. Për të kanë folur emra të ndryshëm e fytyra publike të cilët kanë kujtuar momentet me shkrimtarin. Profesori Bardh Rugova, ka folur në T7 për debatin rreth identitetin që kohë të gjatë e kishin mes vete Ismail Kadare e Rexhep Qosja. Kadare insistonte që shqiptarët…

Lajme

02/07/2024 21:37

Dje ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Për të kanë folur emra të ndryshëm e fytyra publike të cilët kanë kujtuar momentet me shkrimtarin.

Profesori Bardh Rugova, ka folur në T7 për debatin rreth identitetin që kohë të gjatë e kishin mes vete Ismail Kadare e Rexhep Qosja.

Kadare insistonte që shqiptarët i takojnë vetëm identitetit evropian, por Qosja kishte mendimin tjetër që ka edhe elemente tjera pos atij evropian në identitetin shqiptar.

“Ka qenë një debat shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm, që ka zgjatur një kohë të gjatë. Është një mes çka jemi dhe çka synojmë, dhe këtu ka edhe ndeshje të caktuara. Kur është krijuar identiteti shqiptar është krijuar si identitet ku janë lënë të gjitha koncepteve e tjera, favor të kombit. Identiteti është si një  qepë, ka shtresa të ndryshme, dhe kur i heqësh gjitha shtresat e qepës më nuk ka asgjë”.