Pogradeci mbulohet nga dëbora, pamje e mrekullueshme nga liqeni

Qyteti i Pogradecit është përfshirë nga reshjet e dëborës ditët e fundit, të cilat i kanë dhënë një pamje tjetër vendit.

Lajme

17/01/2021 15:43

Liqeni ka marrë një pamje të mrekullueshme bashkë me dëborën që ka mbuluar tokën. Çadrat prej kashte të vëna në breg të liqenit për pjesën e sezonit të plazhit janë mbuluar nga bardhësia.

Më poshtë do të shikoni një panoramë krejt tjetër të Pogradecit të fotografuar nga sipër.