Pogbës i shtyhet përsëri rikthimi, rikuperimi vonon

Tre muaj pas operimit në gju dhe Juventus akoma nuk mund të llogarisë në Paul Pogba. Mesfushori francez, Paul Pogba është akoma larg rikthimit të tij në fushën e blertë, ndonëse flitej për një rikuperim më të shpejtë. Lojtarit do t’i duhen më shumë ditë jashtë fushave, pas operimit në gju, përcjell lajmi.net. 29-vjeçari pësonte…

Sport

14/12/2022 10:28

Tre muaj pas operimit në gju dhe Juventus akoma nuk mund të llogarisë në Paul Pogba.

Mesfushori francez, Paul Pogba është akoma larg rikthimit të tij në fushën e blertë, ndonëse flitej për një rikuperim më të shpejtë.

Lojtarit do t’i duhen më shumë ditë jashtë fushave, pas operimit në gju, përcjell lajmi.net.

29-vjeçari pësonte një lëndim në fundin e korrikut, dhe akoma s’është rikuperuar.

Mesfushori francez nuk është rikthyer ende në stërvitje në fushë, duke vazhduar të kryejë punë në palestër dhe pishinë dhe do të duhet të presë edhe pak për të filluar punën me topin.

Pogba pritet të jetë jashtë fushës edhe për një muaj, të paktën, që do të thotë se ai mund të humbasë edhe gjashtë ndeshje të tjera të Bianconerëve në janar, përfshirë përplasjen e ashpër me Napolin. /Lajmi.net/