Pogba zgjedh mes Juventusit dhe Realit
Juventus raportohet se janë duke punuar për një marrëveshje për të sjellë në Torino mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Sport
Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, Pogba dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë, dhe Juventus janë akoma zgjedhja e parë e tij, përcjell lajmi.net.
Për të ndodhur kjo, Schira shton se janë duke vazhduar bisedimet mes kampionëve të Serie A dhe agjentit të tij, Mino Raiola.
Mesfushori francez ka luftuar për të gjetur formën këtë sezon shkaku i lëndimeve, duke u paraqitur vetëm në tetë ndeshje.
Roli i tij në ‘Old Trafford’ ka pësuar rënie, pas transferimit të portugezit Bruno Fernandes.
Real Madrid ishte i lidhur me transferimin e 26 vjeçarit, por duket se Juve është opsion më i mundshëm./Lajmi.net/