Pogba po transferohet te Real Madrid?

Real Madrid është shumë afër të bëjë një transferim gjigant.

Sport

25/03/2019 09:38

Real Madrid po tenton ta transferojë Paul Pogban nga Manchester United.

Mesfushori francez ka bërë me dije se askush nuk mund ta refuzojë një skuadër të madhe si ajo madrilene, andaj në verë mund të ndodhë transferimi, përcjell lajmi.net.

Pogba ka kohë që e kërkon largimin nga Manchester United, gjersa Juventus ende i do shërbimet e tij.

Por, me futjen në garë të Real Madridit, francezi tani e dëshiron transferimin në Santiago Bernabeu, gjersa vlera e tij në treg është rreth 100 milionë euro. /Lajmi.net/