Pogba ndërron mendje, pritet të qëndrojë te Man Utd

Paul Pogba duket se do të qëndrojë te Manchester United.

Sport

30/07/2021 23:54

Pogba është lidhur shumë me një largim nga Man Utd gjatë ditëve të fundit, dhe dukej i vendosur të kalonte në Francë te Paris Saint-Germain.

Sipas ‘Sky Sports’, gjërat tani kanë ndryshuar dhe mesfushori dëshiron të mbetet në Angli, transmeton lajmi.net.

Francezi ndihet shumë i lumtur pas transferimit në ekip të Jadon Sanchos dhe bashkë-kombasit të tij Raphael Varane që siç duket e kanë bindur atë të qëndroj.

28-vjeçarit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” në qershor të vitit 2022, megjithatë Pogba pritet ta vazhdojë atë së shpejti. /Lajmi.net/