Pogba mund ta humb Kupën e Botës

Paul Pogba ka marrë lajme të tmerrshme në fillimin e aventurës së tij me skuadrën e Juventus. Ylli francez, Pogba ka ndjerë një shqetësim në gjurin e tij gjatë fazës para-sezonale me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe rezultatet ishin tmerruese. Lojtari ka një dëmtim në meniskus dhe si pasojë do të obligohet t’i nënshtrohet një operimi,…

Sport

28/07/2022 09:00

Paul Pogba ka marrë lajme të tmerrshme në fillimin e aventurës së tij me skuadrën e Juventus.

Ylli francez, Pogba ka ndjerë një shqetësim në gjurin e tij gjatë fazës para-sezonale me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe rezultatet ishin tmerruese.

Lojtari ka një dëmtim në meniskus dhe si pasojë do të obligohet t’i nënshtrohet një operimi, përcjell lajmi.net.

Tani, në mediat italiane raportohet për një situatë alarmante te Juventus. Te klubi besojnë se Pogba do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Madje, edhe paraqitja e tij në Kupën e Botës, e cila zhvillohet në muajin nëntor-dhjetor është në pikëpyetje.

Francezi shihet si një nga goditjet më të mëdha në merkaton e Juves dhe mungesa e tij do të ishte goditje e rëndë për ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/