Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër-Komofllavë, projekti kap vlerën e 1.54 milionë eurove

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë. Sipas Ministrisë, ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Ferizajt. “Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ishte në terren për të përcjellë…

Lajme

29/06/2026 11:13

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë.

Sipas Ministrisë, ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Ferizajt.

“Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ishte në terren për të përcjellë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj zone.
Vlera e kontratës është 1.54 milionë euro, ndërsa Memorandumi i Bashkëpunimit ka vlerën 1.3 milionë euro. Për realizimin e punimeve gjatë vitit 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka ndarë 600 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka thënë se mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit, rritjen e sigurisë në trafik dhe ofrimin e një infrastrukture moderne për të gjithë qytetarët. /Lajmi.net/