Haxhiu dhe Kryeziu i PDK-së dorëzojnë sërish ankesë në PZAP, kontestojnë rezultatet zgjedhore dhe vonojnë certifikimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, por edhe për disa ditë nuk do të ketë mundësi të certifikoj atë. Kjo pasi, dy kandidatë për deputetë të PDK-së, po vazhdojnë betejën e tyre juridike me këtë rezultat. Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë bërë përsëri ankesë në PZAP për…

Lajme

29/06/2026 11:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, por edhe për disa ditë nuk do të ketë mundësi të certifikoj atë.

Kjo pasi, dy kandidatë për deputetë të PDK-së, po vazhdojnë betejën e tyre juridike me këtë rezultat.

Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë bërë përsëri ankesë në PZAP për rezultatet përfundimare, pasi sipas tyre rezultati përfundimtar është i pasaktë.

“Unë dhe kandidati Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja, për shkak se rezultati i përfundimtar i publikuar është i pasaktë, i paverifikuar. Ankesa është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet”, tha Bekim Haxhiu para mediave.

Nëse PZAP e refuzon këtë ankesë, ata kanë të drejtë të ankohen edhe në Gjykatë Supreme. /Lajmi.net/