Theren dy 19 vjeçarë në Prizren

Dy persona të moshës 19 vjeçare janë therur me thikë, dje pas mesnate në Prizren. Detaje për këtë rast ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Prizren “Prim.Dr.Daut Mustafa”, shkruan lajmi.net. “Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar…

Lajme

29/06/2026 10:52

Dy persona të moshës 19 vjeçare janë therur me thikë, dje pas mesnate në Prizren.

Detaje për këtë rast ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Prizren “Prim.Dr.Daut Mustafa”, shkruan lajmi.net.

“Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”, kanë njoftuar nga Spitali.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: