Pogba është gati ta kompletojë rikthimin te Juventusi

Paul Pogba me shumë gjasë do të kthehet te Juventusi.

Sport

02/06/2022 13:34

Reprezentuesi i Francës ka konfirmuar largimin nga Manchester United, pasi kontrata e tij skadon këtë muaj.

Tashmë është shumë afër marrëveshja e tij me Juventus për një rikthim në ‘Allianz Stadium’.

‘Goal’ konfirmon se lojtari do të formalizojë rikthimin sapo të skadojë kontrata në ‘Old Trafford’, përcjell lajmi.net.

29 vjeçari kaloi katër vite te ‘Biankoneri’, mes viteve 2012 dhe 2016.

Lojtari do të kthehet në Torino si transferim i lirë. /Lajmi.net/