Pochettino: Mbappe duhet të vendosë për të ardhmen e tij

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për të ardhmen e yllit parisien, Kilyan Mbappe.

Sport

28/01/2021 23:22

Mauricio Pochettino, ka folur për yllin e ekipit Kylian Mbappe dhe bëri një vlerësim të situatës aktuale të francezit, transmeton lajmi.net.

Trajneri argjentinas nuk e fshehu dëshirën e tij për të vazhduar të ketë nën urdhërat e tij, Kylian Mbappé, ku tha se qendrimi i të cilit në Paris është ende i mundur dhe ai është  duke pritur që ai të pranojë ose jo ofertën për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në qershor 2022, ndërsa Real Madrid vazhdon të presë ngjarjet me vëmendje.

Pochettino tha për “Marca”, se do të dëshironte që Mbappe të vazhdonte në Paris, porse duhet të vendosë sa më shpejt.

“Ka shumë thashetheme, por unë e shoh Mbappé për shumë vite në PSG, ky është vizioni i klubit. Ne kemi besim tek ai për sa kohë që të jetë këtu. Eshtë e vërtetë që ai duhet të marrë një vendim tani, por ne e shohim atë të lumtur dhe të përkushtuar për projektin tonë”, përfundoi Maurizio Pochettino./Lajmi.net/