Pochettino flet për të ardhmen e Kylian Mbappe: Shpresoj ta kalojë gjithë karrierën te PSG

Mauricio Pochettino ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e Kylian Mbappe.

Sport

11/02/2022 13:44

Sulmuesi francez vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e PSG, me Real Madrid se destinacionin më të mundshëm.

Lidhur me të ardhmen e lojtarit së fundmi është pyetur edhe trajneri i PSG, i cili ka thënë se shpreson që Kylian ta përfundojë karrierën në Paris.

“Shpresoj që Kylian Mbappe do ta mbyll karrierën e tij te PSG – do të ishte nënshkrim i mirë për klubin. Kjo është çfarë shpresojmë”, ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Për mua, Kylian duhet të konsiderohet në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë. Pa asnjë dyshim”, shtoi trajneri.

Mbappe ishte afër largimit nga PSG edhe gjatë verës së kaluar. Vet lojtari shprehte dëshirën e tij të kalonte në La Liga. /Lajmi.net/