“Po ta rrasi gojës”, i moshuari acarohet me mikun e tij teksa flet për grevën në arsim

Një i moshuar në sheshin e Prishtinës ka fajësuar mësimdhënësit dhe ka thënë se po i dëmtojnë nxënësit në grevë. Ai në përgjigjen e tij për VOX POP të lajmi.net, ka thënë se mësuesit nuk i meritojnë as pagat aktuale që kanë. “Grevat, po të kallëzoj, arsimtarët kanë faj. Atëherë shkavi i shkinës, popull më…

Lajme

15/09/2022 21:10

Një i moshuar në sheshin e Prishtinës ka fajësuar mësimdhënësit dhe ka thënë se po i dëmtojnë nxënësit në grevë.

Ai në përgjigjen e tij për VOX POP të lajmi.net, ka thënë se mësuesit nuk i meritojnë as pagat aktuale që kanë.

“Grevat, po të kallëzoj, arsimtarët kanë faj. Atëherë shkavi i shkinës, popull më anti-shqiptar nuk ka, të ka dënu edhe të ka çu në shkollë. Këta sot po dojnë me ua hup shkollat fëmijëve e mos me shku me dhanë mësim, po rroga. Rrogat që i kanë këta, as qato rroga nuk i meritojnë arsimi. Nuk i meritojnë, se s’e kanë bë vendin. Gjithë ditën rrinë nëpër kafe, fëmija sakaqeve, me i mësu nuk i mësojnë”, deklaroi ai.

Më tej, i moshuari u nervozua nga miku i tij që i qëndronte afër.

VIDEO: