Po kthehet Ribery

Franck Ribery mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e blertë. Mesfushori francez është jashtë në javët e fundit, për shkak të një lëndimi të pësuar në gju. Ai mund të rikthehet në ndeshje me Stuttgartin.

Sport

25/08/2014 12:51

Franck Ribery është pranë rikthimit në fushën e blerë, pas lëndimit në gju, ndërsa është optimist se do të jetë 100 për qind gati sërish.

Ish përfaqësuesi francez mungoi në Botëror për shkak të lëndimit në shpinë, por pësoi tjetër lëndim në fazën përgatitore.

“Ndihem mjaft mirë, por ndiej ende paksa dhimbje në gju. Gjërat po shkojnë shumë më mirë sesa 10 ditë më parë”, deklaroi mesfushori i Bayern Munichut për tabloidin gjerman “Bild”.

“Rikthimi në stërvitje të hënën ose të martën ndoshta do të ishte i hershëm, por shpresoj që t’i bashkohem skuadrës të mërkurën”, vazhdoi ai.

“Ndeshja e së shtunës ndaj Schalkes vjen shumë shpejt, por do të isha më shumë gati për ndeshjen e ardhshme në shtëpi”, vazhdoi futbollisti francez.

Bayerni do të luajë me Stuttgartin më 13 shtator dhe aty mund të paraqitet edhe ish futbollisti i Olympique Marseilles.

Ribery i ka zhvilluar 22 paraqitje në Bundesliga me Bayernin sezonin e kaluar, duke realizuar 10 gola.