Po ju shoh përmas

Mikel Arteta ka pranuar se Arsenali kurrë nuk do të ketë mundësi më të mirë të fitojë titullin e kampionit në Premierligë. Gjiganti londinez ka katër pikë epërsi në krye të tabelës dhe Arteta beson se skuadra është në formë të mirë të shpallet kampion në maj të vitit të ardhshëm. Mesfushori spanjoll beson se…

Sport

06/12/2013 13:20

Mikel Arteta ka pranuar se Arsenali kurrë nuk do të ketë mundësi më të mirë të fitojë titullin e kampionit në Premierligë.

Gjiganti londinez ka katër pikë epërsi në krye të tabelës dhe Arteta beson se skuadra është në formë të mirë të shpallet kampion në maj të vitit të ardhshëm.

Mesfushori spanjoll beson se këtë edicion Arsenali mund të shpallet kampion i Premierligës, për herë të parë pas dhjetë vjetësh.

“Dallimi është se jemi në krye të ligës kurse në të kaluarën në këtë fazë kemi qenë 10 ose 12 pikë mbrapa kujtdo që ishte i pari”, deklaroi Arteta për Mirror.

“Ky është dallim i madh. Sigurisht, besimi dhe atmosfera është ndryshe dhe ne duam ta ruajmë këtë. Përderisa i kemi këto kualitete, ambiciet dhe forca e përbashkët që kemi, atëherë mendoj se jemi në pozitë të mirë të fitojmë titullin. Jemi këtu ku jemi në krye të tabelës dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, përfundoi ai.