“Po fillon një fazë e re” – Feronikeli ‘74 mblidhet për sezonin e ri

Klubi i Feronikelit ‘74 ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me një lajm shumë të mirë për tifozët.  Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi nga Drenasi ka bërë me dije se nga sezoni i ardhshëm do të jetë më i fuqishëm financiarisht.  Kjo pasi disa biznesmenë nga Drenasi do ta ndihmojnë…

Sport

21/07/2024 19:27

Klubi i Feronikelit ‘74 ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me një lajm shumë të mirë për tifozët. 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi nga Drenasi ka bërë me dije se nga sezoni i ardhshëm do të jetë më i fuqishëm financiarisht. 

Kjo pasi disa biznesmenë nga Drenasi do ta ndihmojnë klubin e Feronikelit ‘74 në anën financiare. 

“Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, arriti një frymë e re në të cilën personalitetet më të suksesshme të biznesit të komunës sonë janë bashkuar për ta drejtuar FC Feronikeli 74, aty ku e ka vendin. 

Sokol Gashani, Ekrem Elshani, Mehdi Gjoka, Qazim Asllani, Petrit Leku, Bedri Gllareva, Burim Bujupi, Musa Binaku, etj. janë krenari e biznesit e suksesit në Drenas por edhe në nivel nacional, tani e tutje do të jenë flamurtarët e suksesit të klubit tonë dhe dëshirës së zjarrtë të lojtarëve, stafit të klubit dhe tifozëve besnikë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi. 

Feronikeli ‘74 sezonin e kaluar siguroi mbijetesën në Superligë pasi mposhti në finalen e play-offit skuadrën e Prishtinës së Re.