Dështon kërkesa e Serbisë për shtyrje të votimit për pranim të Kosovës në UNESCO

12:41 | 9 Nentor 2015

UNESCO

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s ku po diskutohet anëtarësimi i Kosovës, është duke u votuar për kërkesën e Serbisë që votimi për anëtarësim të shtyhet.

E plotësuar:

Nuk ka kaluar kërkesa e Serbisë për shtyrje të votimit. Si rezultat i votimit të thjeshtë shumica e shteteve kanë votuar kundër nocionit të Serbisë për shtyrje të votimit.

170 vende kanë votuar 16 kanë munguar 59 kanë mbështetur kërkesën e Serbisë, 89 kundër dhe 22 abstenime.

Me këtë rast, sot do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

_______________________________

Sipas informacioneve nga Parisi shumica e shteteve anëtare po votojnë kundër kësaj kërkese, dhe sot pritet të procedohet me votimin për anëtarësim të Kosovës. /lajmi.net